EMNG - Elektromioneurografia

img

Elektromioneurografia (EMNG)

Elektromioneurografia (EMG) është një procedurë diagnostike që vlerëson gjendjen shëndetësore të muskujve dhe qelizat nervore që i kontrollojnë ato. Këto qeliza nervore njihen si neurone motorike. Ato transmetojnë sinjale elektrike që i bëjnë muskujt të kontraktohen dhe të relaksohen. Një EMNG përkthen këto sinjale në grafikë ose numra, duke ndihmuar mjekët të bëjnë një diagnozë.

Një mjek zakonisht do të rekomandojë një EMG kur pacienti shfaq simptoma të një çrregullimi nervor muskulor. Këto simptoma mund të përfshijnë ndjesinë e shpimit me gjilpëra, mpirje, ose dobësi të pashpjegueshme në gjymtyrë. Rezultatet e EMNG mund të ndihmojnë mjekun të diagnostikojë çrregullimet e muskujve, çrregullimet nervore dhe çrregullimet që ndikojnë në lidhjen mes nervave dhe muskujve.

Cili është qëllimi i një testi EMNG?

Mjeku juaj mund të kryejë EMNG nëse jeni duke përjetuar simptoma që mund të tregojnë një çrregullim të muskujve ose nervit. Disa nga simptomat që mund të kenë nevojë për EMNG përfshijnë:

  • Ndjesia e shpimit në lëkurë
  • Mpirja
  • Dobësia muskulare
  • Dhimbje apo ngërçet e muskujve
  • Paraliza
  • Kontraktimi i pavullnetshëm muskulor (Tiku)

Rezultatet e një EMNG mund të ndihmojnë mjekun tuaj të përcaktojë shkakun themelor të këtyre simptomave.

Si mund të përgatiteni për EMNG?

Sigurohuni që të njoftoni mjekun tuaj për ndonjë medikament ose recetë që mund të jeni duke marrë. Është gjithashtu e rëndësishme ti tregoni mjekut tuaj nëse keni çrregullim të gjakderdhjes, ose nëse keni stimulues kardiak ose defibrilator të implantuar. Ju nuk mund të bëni EMNG nëse keni ndonjë nga këto kushte ose pajisje mjekësore.

Nëse jeni në gjendje të bëni EMNG, duhet të kryeni paraprakisht këto gjëra:

  • Shmangni pirjen e duhanit për të paktën tre orë përpara procedurës.
  • Lahuni për të hequr yndyrën nga lëkura. Mos aplikoni kremra pas larjes.
  • Vishni veshje të rehatshme që nuk pengojnë zonën që mjeku juaj do testojë. Mund t'ju kërkohet të vishni një mantillë para procedurës.

Çfarë duhet të pres gjatë testit EMNG?

Do t'ju kërkohet të shtriheni në tryezën e egzaminimit ose të uleni në një karrige të mbështetur. Mjeku juaj mund t'ju kërkojë të lëvizni në pozicione të ndryshme gjatë procedurës.

Një EMNG ka dy pjesë: studimi i përçimit të nervit dhe EMNG me gjilpëra. Studimi i përçimit nervor kryhet së pari. Gjatë kësaj pjese të procedurës, mjeku juaj do të aplikojë disa elektroda në sipërfaqen e lëkurës tuaj, zakonisht në zonën ku jeni duke përjetuar simptoma. Këto elektroda do të vlerësojnë se si neuronet motorike komunikojnë me muskujt tuaj. Pas përfundimit të testimit, elektrodat hiqen nga lëkura.

Pas studimit të përçimit nervor, mjeku juaj do të kryejë EMNG me gjilpëra. Mjeku juaj së pari do të pastrojë zonën e prekur me një antiseptik. Pastaj, ata do të përdorin një gjilpërë për të futur elektrodat në indet e muskujve tuaj. Ju mund të ndjeni dhimbje të lehtë gjatë shtrimit të gjilpërës.

Elektrodat e gjilpërave do të vlerësojnë aktivitetin elektrik të muskujve tuaj kur kontraktohen dhe në qetësi. Këto elektroda do të hiqen pas përfundimit të testit.

Gjatë të dy pjesëve të procedurës EMNG, elektrodat do të transmetojnë sinjale të vogla elektrike në nervat tuaja. Një kompjuter do t'i përkthejë këto sinjale në grafikë ose në vlera numerike që mund të interpretohen nga mjeku juaj. E gjithë procedura mund të zgjasë 30 deri në 60 minuta.

Çfarë do të thonë rezultatet e testit EMNG?

Mjeku juaj kontrollon rezultatet me ju menjëherë pas procedurës. Megjithatë, nëse dikush tjetër i kujdesit shëndetësor rekomandon EMNG, atëherë nuk mund t'i dini rezultatet derisa të takoheni me mjekun tuaj.

Nëse EMNG-ja juaj tregon ndonjë aktivitet elektrik në muskul në qetësi, atëherë mund të keni:

  • Çrregullime muskulore
  • Çrregullime që prekin nervat që lidhen me muskujt
  • Inflamacion i shkaktuar nga një lëndim i mundshëm

Nëse EMNG-ja juaj tregon aktivitet elektrik abnormal gjatë kontraktimit të muskujve, atëherë mund të keni herni diskale ose çrregullim nervor, si ALS ose sindromi i tunelit të kyçit të dorës.

Në varësi të rezultateve tuaja, mjeku juaj do t'ju flasë për ndonjë test apo trajtim shtesë që mund të jetë i nevojshëm.