RM - Rezonanca Magnetike

img

RM e rezolucionit të lartë 1.5 T

IHC ofron sistemin Signa HDe 1.5T High field MRI nga GE Healthcare dhe kombinon aplikacione të avancuara dhe përmirësime të rrjedhës së punës me platformën me definicion të lartë që e njihni dhe besoni. Karakteristikat janë: Në themel janë komponentë të performancës së lartë, integrimi i të cilave mundëson aftësi superiore të imazhit që synojnë t'ju sjellin imazhe më të qarta dhe më të mprehta.

MRI Signa HDe 1.5T me rezolucion të lartë është projektuar për imazh me kontrast të përmirësuar, reduktim të paqartësisë dhe zmadhim të objekteve në mënyrë që mjeku juaj të mund të shohë më shumë. Ky sistem gjithashtu përfshin korrigjimin e lëvizjeve dhe zogëluar nevojën për riskanim. GE Signa HDe është një sistem i imazhit me rezolucion të lartë, i njohur për performancën e tij të shkëlqyer. Platforma e fuqishme e rezonancës magnetike siguron rezultate me definicion të lartë dhe një gamë të gjerë aplikimesh.

Aplikimet klinike

Egzistojnë lloje të ndryshme specifike të skanimit RM që mund të rekomandojë mjeku juaj. Secili ka qëllimin e vet unik ose arsyet për t'u rekomanduar. Më poshtë, janë më të zakonshmet. Ju lutemi na kontaktoni nëse nuk e shihni egzaminimin tuaj në listën e mëposhtme.

  • Koka dhe kurrizi
  • MRCP dhe RM intestinale
  • Enët vaskulare të trurit, karotidet, kraharori, abdomeni dhe ekstremitetet
  • Të gjitha artikulacionet, përfshi edhe pelvikun,shpatullën,gjurin,kyçin e dorës dhe këmbës, dora, këmba
  • RM mielografia
  • RM e krejt trupit

Çfarë ndihmon RM ju dhe mjekun tuaj?

Imazheria e rezonancës magnetike (MRI) është një formë modaliteti të imazhit që përdoret nga mjekët për të parë brenda trupit të njeriut për të marrë informacione klinike të dobishme diagnostikuese. RM me teknologji të përparuar, RM prodhon imazhe të anatomisë pa përdorimin e rrezatimit të kërkuar me modalitetet e tjera të imazhit siç janë skanimi me rreze X dhe CT.

RM kombinon vetitë fizike të fushave të forta magnetike me valët e radios për të prodhuar imazhe të indeve të buta të kompjuterizuara brenda çdo rrafshi të trupit. Kjo teknikë imazherike e përdorur gjerësisht mund të përdoret si një mjet parësor diagnostikues për të siguruar një diagnozë të shpejtë dhe të saktë për mjekun tuaj. Në disa situata, kjo procedurë mund të reduktojë nevojën për procedura të mëtejshme diagnostike ose procedura invazive siç është kirurgjia diagnostifikuese që mund të ketë ndërlikime të ndryshme.

Cilat janë përfitimet / rreziqet e RM?

RM është një procedurë jo invazive pa asnjë efekt anësor të njohur. Procedura është pa dhimbje. Do të dëgjohet një tingull trokitës, që është thjesht procesi i imazhit në veprim.

Përfitimet e rezonancës magnetike janë të shumta, me teknika të reja vazhdimisht duke u zhvilluar përmes hulumtimeve të ndryshme. Procedura përdoret për të gjitha pjesët e trupit dhe është efektive në vlerësimin klinik të gjendjeve të mëposhtme:

Çrregullime të trurit, lëndime traumatike, anomalitë e syve, sëmundjet e shpinës, zbulimi i tumoreve, sëmundjet e mëlçisë dhe të sëmundjeve të tjera abdominale, plagë të gjurit dhe të shpatullave, çrregullime të muskujve, anomalitë e fytyrës / qafës, infeksionet, keqformimet kardiake, qarkullimin e gjakut dhe çrregullimet e enëve të gjakut.

Si të përgatitemi për RM?

Nuk kërkohet përgatitje e veçantë para egzaminimit RM. Ju mund të hani normalisht dhe të vazhdoni rutinën tuaj të përditshme. Vazhdoni të merrni medikamentet e përshkruara nga mjeku juaj, nëse nuk iu është thënë ndryshe.

Para se të hyni në dhomën e skanimit për egzaminim, do t'ju kërkohet të lini ato objekte që nuk janë në përputhje me fushën magnetike, në një vend të sigurt jashtë dhomës së skanimit. ./ Lista e disa prej këtyre artikujve është e shënuar më poshtë.

  • Monedha të hekurit
  • Bizhuteri
  • Ora
  • Syze
  • Kartat e kreditit
  • Aparat për dëgjim
  • Çelsat
  • Kapëse flokësh
  • Objekte tjera metalike

Juve gjithashtu mund t'ju kërkohet të hiqni protezat e dhëmbëve dhe të veshni mantillin për të shmangur tërheqjet magnetike nga kopsat e rripave dhe zinxhirët. Sapo të jeni shtrirë në tryezë, sigurohuni që të jeni rehat në mënyrë që të jetë e lehtë të qëndroni palëvizur gjatë kohëzgjatjes së egzaminimit. Merrni frymë normalisht. Sapo të fillojë ekzaminimi, do të dëgjoni një tingull trokitës i cili përfaqëson ndryshimet në fushën magnetike që janë pjesë normale e procesit të skanimit. Në përfundim të egzaminimit, tekniku do t'ju ndihmojë të dilni jashtë dhomës së skanimit.

Siç u përmend më herët, do t'ju kërkohet të lini sende që nuk përputhen me fushën magnetike,jashtë dhomës së skanimit. Sende të tjera që duhen marrë parasysh janë prania e implanteve dhe sendeve të ngjashme. Flisni me mjekun tuaj ose me teknikun e RM nëse keni pasur operacione ne tru, vesh, sy ose ndonjë nga këto që vijojnë:

  • Hapshënuesi
  • Neurostimuluesi
  • Implantet metalike
  • Paisjet intrauterine (IUD),etj.
  • Klipet aneurismës
  • Klipet kirurgjikale
  • Paisjet e implantuara për injektimin e barnave
  • Trupat e huaj metalik në sy
  • Plagët nga plumbi ose copa metalike nga lëndimet
  • Eyeliner permanent

Vemendje : Udhëzimet specifike të përgatitjes suaj do t'ju shpjegohen në kohën kur konfirmohet egzaminimi juaj.

Nëse bëni egzaminim RM;

  • RM e abdomenit : Nuk duhet të konsumoni ushqime apo pije 6-8 orë para egzaminimit. Merrni barnat tuaj si zakonisht, mund të pini edhe pak ujë.
  • MRCP : Nuk duhet të konsumoni ushqime apo pije 6-8 orë para egzaminimit(** Shumë e rëndësishme!!)

Çfarë ndodh gjatë procedurës të RM?

Një procedurë tipike zgjat mesatarisht 20 minuta ose më shumë në varësi të llojit të informacionit të kërkuar nga mjeku juaj. Ju mund të ndihmoni ti bëni imazhet tuaja më të mira thjesht duke u relaksuar dhe duke qëndruar pa lëvizur sa më shumë të jetë e mundur gjatë egzaminimit. Në fakt, disa pacientë bien në gjumë gjatë egzaminimit të RM.

Gjatë ekzaminimit tuaj të RM, një teknik do të jetë me ju dhe do t'ju shohë në çdo moment. Për lehtësi komunikimi, një sistem intercom është ndërtuar në aparatin e RM kështu që nëse keni nevojë për ndonjë gjë, tekniku do të vijë menjëherë atje.

Në raste të caktuara mund të administrohet kontrasti për të përmirësuar egzaminimin. Nuk kërkohen masa paraprake shtesë kur përdoret kontrasti.