CT - Tomografia e kompjuterizuar

img

CT 64-shtresore

Tomografia e Kompjuterizuar (CT) është një procedurë diagnostike që përdor pajisje të posaçme me rreze X për të marrë imazhe seksionale të trupit. Kompjuteri CT i shfaq këto fotografi si imazhe të detajuara të organeve, eshtrave dhe indeve të tjera.

Ekspozimi ndaj rrezatimit është minimizuar me skanerin Siemens 64 shtresor multi-detektor Sensation CT në IHC. Teknologjia shumë-shtresore e redukton ndjeshëm rrezatimin. Skaneri, në kohë reale, ndryshon rrezatimin e lëshuar, varësisht nga trashësia e pjesës së trupit që skanohet.

Përfitimet shtesë

Përdorimi i prerjeve të holla pa zhurmë imazhi ose kompromis të mbulimit. Përdorimi i prerjeve të holla pa zhurmë imazhi ose kompromis të mbulimit.

Aftësi të fuqishme procesuese si: Calcium Scorring, Virtual Colonography, Dental, Lung CARE, Neuro DSA, Volume PErfusion CT, Oncology, Osteo CT, 3D, Volume Viewing.

Historia e CT-së

CT u zbulua nga një inxhinier britanik i quajtur Sir Godfrey Hounsfield dhe Dr. Alan Cormack. Tashmë ajo është bërë shtyllë për diagnostikimin e sëmundjeve mjekësore. Për punën e tyre, Hounsfield dhe Cormack fituan çmimin Nobel më 1979.

Skanerët e CT fillimisht filluan të instalohen në vitin 1974. Për shkak të avansimeve në teknologjinë kompjuterike, skanerët e CT-së sot kanë përmirësuar ndjeshëm rehatinë e pacientit sepse ata tani janë shumë më të shpejtë.Këto përmirësime kanë çuar gjithashtu në përfitimin e imazheve me rezolucion më të lartë, të cilat përmirësojnë aftësitë diagnostike të testit. Për shembull, skanimi i CT mund tu tregojë mjekëve nodule të vogla ose tumorë, të cilët nuk mund ti shohin në një radiografi.

Cilat janë rreziqet e CT-së?

CT është një procedurë me rrezik shumë të ulët. Ju do të jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit kur nënshtroheni një CT-je.

Megjithatë, ky është një nivel i sigurt. Rreziku më i madh potencial është nëse keni nevojë për një injeksion kontrast (i quajtur edhe ngjyrë).Kontrasti ndihmon në dallimin e indeve normale nga indet anormale.Gjithashtu ndihmon në diferencimin e enëve të gjakut nga struktura të tjera të tilla si nyjet limfatike.

Ashtu si në çdo mjekim tjetër, disa njerëz mund të reagojnë ndaj kontrastit. Mundësia e një reagimi fatal ndaj kontrastit është rreth 1 në 100,000. Ata që kanë rrezikshmëri të shtuar mund të kërkojnë paramjekim. Kushdo që ka pasur një reagim kontrasti të mëparshëm ose reaksion të rëndë alergjik ndaj medikamenteve të tjera, ka astmë ose emfizemë ose ka sëmundje të rënda të zemrës, ka rrezikshmëri të shtuar për reaksion kontrasti dhe premjekohet, bën egzaminim pa kontrast ose i referohet departamentit spitalor për egzaminim me rreze X. Çdo herë që një injeksion kryhet në një venë, ekziston rreziku i rrjedhjes të kontrastit nga vena nën lëkurë. Nëse rrjedh një sasi e madhe e kontrastit nën lëkurë, atëherë kjo çcon në shkatërrimin e lëkurës.

Si të përgatiteni për CT?

Nëse duhet të merrni injeksion të kontrastit, nuk duhet të keni ngrënë ose pirë për disa orë përpara skanimit tuaj me CT sepse injeksioni mund të shkaktojë probleme në stomak. Për të marrë injeksionin e kontrastit, një sistem IV futet në krahun tuaj para skanimit. Kontrasti pastaj hyn në trupin tuaj nëpërmjet sistemit IV.

Para skanimit me CT të abdomenit dhe pelvikut, është e rëndësishme që të pini kontrast oral. Ky kontrast ndihmon radiologun të identifikojë traktin gastrointestinal (stomakun, zorrët e holla dhe të trasha), të zbulojë anomalitë e këtyre organeve dhe të ndajë këto struktura nga struktura të tjera brenda abdomenit. Do t'ju kërkohet të pini 1 litër gjatë 30 minutave.

Çfarë ndodh gjatë procedurës të CT-së?

Skaneri CT ka formë të rrumbullakët me një tavolinë të ngushtë në mes, ju rrallë e përjetoni klaustrofobinë për shkak të formës së hapur të skanerit. Zakonisht ju shtriheni në shpinë në tavolinë, e cila lëviz nëpër qendër të skanerit të makinës, qoftë koka në fillim ose këmbët,në varësi të pjesës së trupit që skanohet. Për skanime të caktuara të tilla si sinuset dhe veshi i mesëm, ju do të shtriheni në shpinë dhe do të kaloni me kokën në fillim.

. Ju nuk duhet të lëvizni gjatë krejt egzaminimit, që zakonisht është vetëm disa minuta. E gjithë procedura, e cila përfshin konfigurimin, skanimin, kontrollimin e fotografive dhe heqjen e IV nëse nevojitet, merr një mesatarisht 15 minutash në varësi të asaj pjesë të trupit që skanohet.

  • Për disa egzaminime, do t'ju kërkohet të mbani frymën tuaj për disa sekonda.
  • Nuk duhet të keni pjesë metalike me vete.
  • Çfarë duhet të vishni varet nga natyra e egzaminimit. Për një CT të kraharorit, abdomenit ose pelvikut, për shembull, zakonisht ju do të vishni një mantillë. Për CT e kokës ju mund të vishni rrobat tuaja.
  • Aaparatura është e qetë, kështu që gjithçka që dëgjoni gjatë egzaminimit është një zhurmë e qetë.
  • Klipet e aneurizmës.
  • Teknikët janë në dhomën tjetër dhe mund të vëzhgojnë përmes një dritareje të madhe.

Nëse jeni shtatzënë, ju lutem tregoni mjekut tuaj.