Rreth nesh

Departamentet tona

img

Departamenti jonë është i pajisur me skaner MRI GE Signa HD, 1.5T.

Rezonanca Magnetike Signa HDe 1.5T e fushës së lartë e ndërtuar për imazhet me kontrast, reduktim të paqartshmërisë dhe artefakteve, kështu doktori juaj shikon më qartë. Ky sistem gjithashu bën korrektimin e lëvizjeve, në mënyrë që të mos përsëriten skanimet. GE Signa Hde është sistem me rezolucion të lartë për krejt trupin e cila njihet për performancën e shkëlqyer. Platforma e fuqishme imazherike e rezonancës magnetike siguron rezultate me definicion të lartë dhe një varietet komprensiv të aplikimeve.

img

Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një procedurë diagnostike e cila përdor paisje të veçantë me rreze X për pëfitimin e imazheve me prerje sekcionale të trupit. Kompjuteri i CT i shfaq këto prerje si imazhe të detajuara të organeve, kockave dhe indeve tjera. Ekspozimi ndaj rrezatimit është reduktuar në minimum nga skaneri jonë CT Siemens 64 Slice multi-detector Sensation në IHC. Teknologjia me prerje multiple redukton në mënyrë sinjifikante rrezatimin. Skaneri në kohë reale, e alteron rrezatimin e emetuar, varësisht nga trashësia e pjesës të trupit e cila skanohet.

img

Me imazherinë e shkëlqyer të rrezeve X dhe njësinë CR, ne jemi në gjendje të kryejmë egzaminime të ndryshme në departamentin e rrezeve X. Imazhe X me dixhitalizim të plotë DICOM, të gatshme për raport dhe kontrollë në sekondë për pacientin dhe doktorin referues.

img

Me imazhe në kohë reale të ultrazërit, ne jemi në gjendje të shohim lëvizjet e indeve të brendshme dhe organeve, duke mundësuar doktorave të shohin rrjedhën e qarkullimit të gjakut dhe funksionin e valvulave të zemrës. Kjo ndihmon në diagnostifikimin e një seri sëmundjesh të zemrës dhe në përcaktimin e dëmeve nga infarkti i zemrës apo ndonjë sëmundje tjetër. Me skanerin e veçantë të ultrazërit,me detektime për qëllime të ndryshme, egzaminimet janë të shpejta, nuk shkaktojnë stres apo dhimbje.

img

Doktora të njohur që punojnë me aparatura të teknologjisë së lartë, departamenti jonë EEG/EMNG, mundëson rezultate të sakta për pacientat tonë, kështu edhe pacientat ndahen të kënaqur.

Puna që bëjmë

Termini

Gati të gjitha egzaminimet RM ,CT apo rrezet X, kërkojnë gjendje dhe përgatitje të veçantë për pacientin dhe aparaturat. Për këtë arsye është e domosdoshme të planifikohet agjenda ditore me terminet e pacientave. Kjo parandalon vonesat e panevojshme për pacientat dhe është efektive për përdorim adekuat të paisjeve.

img

Informimi i pacientit

Para çdo egzaminimi ne informojmë pacientin për detajet e egzaminimit. Cila do të jetë procedura që do të ndjekim, si do të ndihet ai gjatë egzaminimit, nëse duhet të marrë medikamente shtesë, etj,etj. Pacienti futet në egzaminim në dijeni të plotë për egzaminimin.

img

Egzaminimi

Procedurat imazherike mjekësore janë komplekse dhe duhet dedikim i plotë për arritjen e imazheve më të mira. Teknikët dhe doktorat tane me eksperiencë kryejnë me kujdes të veçantë secilën procedurë, që rezultatet të jenë sa më të qarta.

img

Konsultim nga jashtë

Gjithmonë është mirë të kesh një opinion të dytë! Pavarësisht eksperiencës të doktorave tanë këtu, ne preferojmë të marrim edhe opinionin e profesorave në Turqi, të cilët njihen në krejt botën për ekspertizën e tyre në fusha të caktuara. Kjo bën të mundur saktësinë e raporteve tona.

img

Raporti final i pacientit

Ne jemi krenarë për kualitetin e raporteve finale të pacientave. Me ndihmën e aparaturave të teknologjisë së lartë, doktorat tanë, janë në gjendje të shohin imazhet në detaje. Përveç kësaj,ne ndajmë imazhet e pacientave me doktorat tanë jashtë, duke mos lënë vend për gabime. Raportet tona korrekte ndihmojnë doktorat tjerë në vendosjen e saktë të diagnozës.

img
4500
Exams per year
86
Imaging Procedures
21
Advanced Techniques
3000
Happy Patients