Ultrazëri

img

Ultrazëri

Ultrazëri, i ashtuquajtur skanim me ultratinguj ose sonografi, është një metodë e marrjes së imazheve nga brenda trupit të njeriut nëpërmjet përdorimit të valëve të zërit me frekuencë të lartë. Valët e pasqyruara të zërit regjistrohen dhe shfaqen si një imazh vizual në kohë reale. Nuk ka rrezatim jonizues (x-ray) të përfshirë në imazhet me ultratinguj. Ultrazëri obstetrik i referohet përdorimit të specializuar të valëve të zërit për të vizualizuar dhe përcaktuar gjendjen e një gruaje shtatzënë dhe të embrionit ose fetusit të saj.

Ultrazëri është një mënyrë e dobishme për të shqyrtuar organet e brendshme të trupit, duke përfshirë zemrën, mëlçinë, fshikën e tëmthit, shpretkën, pankreasin, veshkat dhe fshikëzën. Për shkak se imazhet me ultratinguj kapen në kohë reale, ato mund të tregojnë lëvizjen e indeve dhe organeve të brendshme dhe u mundësojnë mjekëve të shohin rrjedhjen e gjakut dhe funksionet e valvulave të zemrës. Kjo ndihmon për të diagnostikuar një sërë sëmundjesht të zemrës dhe për të vlerësuar dëmet pas një sulmi në zemër ose ndonjë sëmundjeje tjetër.

Cili është qëllimi i një egzaminimi me ultrazë?

Ultrazëri përdoret për të ndihmuar mjekët të vlerësojnë simptoma të tilla si:

  • Dhimbja
  • Enjtja
  • Infeksioni

UltUltrazëri është një mënyrë e dobishme për të shqyrtuar shumë prej organeve të brendshme të trupit, por jo vetëm kaq:

  • Mëlçia
  • Fshika biliare
  • Shpretka
  • Pankreasi
  • Veshkat
  • Uterusi, ovaret dhe fetusi në pacientat shtatzana.
  • Tiroidja
  • Skrotumi ( testiset)

Çfarë duhet të pres gjatë ultrazërit?

Ekzaminimet me ultrazë kryhen nga një sonograf, një doktor i radiologjisë i trajnuar në imazhet me ultratinguj. Pasi të jeni pozicionuar në tryezën e egzaminimit, do të aplikohet xhel i ngrohtë në lëkurën tuaj dhe pastaj do të vendoset transmetuesi në trupin tuaj, duke e zhvendosur atë në zonën e interesit derisa të kapen imazhet e dëshiruara.

Zakonisht nuk ka diskomfort, pasi transmetuesi është vendosur në zonën që shqyrtohet. Nëse egzaminimi kryhet në një zonë të butës ose nëpërmjet një hapjeje në trup, mund të ndjeni presion nga transmetuesi.

Sapo të përfundojë imazhi, mund t'ju kërkohet të prisni për një periudhë të shkurtër kohore, derisa të analizohet egzaminimi juaj me radiologun. Pas egzaminimit, ju do të jeni në gjendje të rifilloni menjëherë aktivitetet tuaja normale. Raporti përfundimtar do t'i dërgohet mjekut tuaj referues.

Egzaminimi me ultrazë zakonisht zgjat rreth 30 minuta.